Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Mbështetësi i Berishës: Lulit i ka ngelur vetëm kosherja, bletët i kanë ikur

Mbështetësi i Berishës: Lulit i ka ngelur vetëm kosherja,

Sali Berisha u ndal në Berat për foltoren e radhës me demokratët, ku nga salla një i pranishëm tha se Lulzim Basha nuk ka më mbështetës në bazë.

“Kam ardhur nga Divjaka për të firmosur formularin e mbledhjes së Kuvendit. Kam ardhur këtu për të thënë se Lulzim Bashës i ka ngelur vetëm kosherja, se bletët i kanë ikur”, tha ai.

Një tjetër i kërkoi Berishës që “t’ja falë jetën” Partisë Demokratike.

“Doktor, unë të uroj edhe 1 mijë vite, por edhe 24 orë jetë të kesh, atë falja Partisë Demokratike. Kjo foltore është një vaksinë e kolerës komuniste dhe një antibiotik në kohë pandemie dhe antibiotiku djeg nga pak. Më mirë të vejë djegia deri në fund dhe PD të dalë sa më e bukur”, tha ai.

“Lulzim Basha, haram e paç sakrificën time që u ftoha në çadër”, vijoi ai.

Berisha njoftoi nga Berati se i ka mbledhur prej kohësh mbi 50 për qind të firmave që nevojiten për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore