Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Mbërrin në vendin tonë shqiptari më i rrezikshëm në Angli (FOTO)

Mbërrin në vendin tonë shqiptari më i rrezikshëm

Paraditen e sotme, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, drejt vendit tonë, i shtetasve shqiptarë Hektor Mahmutaj, 45 vjeç, lindur në Fier dhe Ronaldo Kolndreu, 21 vjeç, lindur në Tiranë.

Shtetasi Hektor Mahmutaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 25 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vitin 1997, Hektor Mahmutaj, pranë rrugës automobilistike të fshatit Bejar, Mallakastër, ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. J.

Shtetasi Ronaldo Kolndreu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 15 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë. Në vitin 2018, në ambientet e fabrikës së këpucëve, shtetasi Ronaldo Kolndreu ka plagosur me thikë shtetasin S. B.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u bë i mundur arrestimi i tyre në Londër dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

Mbërrin në vendin tonë shqiptari më i rrezikshëm

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore