Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Mbërrijnë në Rinas edhe 31 mijë doza vaksine Pfizer

Mbërrijnë në Rinas edhe 31 mijë doza vaksine Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se në vendin tonë sapo kanë mbërritur mbi 31 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Tashmë në Shqipëri kanë mbërritur 2 milionë e 45 mijë e 310 vaksina antiCovid.

“Edhe 31,590 doza vaksine Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,045,310 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë. Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni”, thuhet në njoftimin e bërë nga ministrja.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore