Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Mbërrijnë edhe 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, ja shteti që na i dhuron

Mbërrijnë edhe 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, ja

20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca kanë mbërritur në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila me anë të një postimi në twitter thotë se janë mbështetje nga qeveria e Kroacisë.

Në total në vendin tonë deri tani kanë mbërritur 1,699,410 vaksina antiCOVID.

“20.000 doza vaksine AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Shqipëri, falë mbështetjes së qeverisë kroate.

Me 1,699,410 vaksina antiCOVID që kanë mbërritur deri tani dhe sasi të tjera që do të vijnë, jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit anticovid”, shkruan Manastirliu në twitter.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 47 raste të reja, ndërsa 13 pacientë janë shëruar.

Ministria i bën apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen me qëllim mbrojtjen edhe nga variantet e reja të Covid.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore