Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Mbaruan afatet e paraburgimit, lirohen tre të akuzuarit e dosjes së famshme 339

Mbaruan afatet e paraburgimit, lirohen tre të akuzuarit e dosjes së

Tre nga të arrestuarit për dosjen 339 të Shijakut, akuzat ndaj të cilëve nuk lidhen me shit-blerjen e votës, por me ato të grupit të strukturuar kriminal dhe trafikut të lëndëve narkotike lanë qelitë.

Altin Avdulaj, jasin Kala dhe Denis Llaftiu u zhvendosën në arrest shtëpie, sipas raportimit të News24, që thotë se shkaku i lirimit në arrest shtëpie të tre të arrestuarve është fakti se u ka përfunduar afati i paraburgimit.

Tre të arrestuarit i përkasin operacionit ”Vol-Vo 4” të laboratorit të heroinës në Brengosë të Hasit në 2018.

4 grupe kriminale u goditën atëherë teksa pjesëmarrës akuzoheshin edhe Avdylajt e Shijakut.

Për Astrit Avdylajn, Jasin Kalën dhe Denis Llaftiun nuk ka ende një vendim Gjykate nga Shkalla e Parë prandaj ata janë liruar me vendim në arrest shtëpie.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore