Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Mbahet për herë të parë në kryeqytet “Tirana Youth Perform Fest”, marrin pjesë 320 të rinj shqiptarë

Mbahet për herë të parë në kryeqytet “Tirana

Fundjaven e shkuar duke shetitur neper rrugicat plot jete te bllokut dhe te zones te Piramides e Radio Televizionit, u perballa me panoramen e dekadave te fundit, me panoramen e nje rinie qe argetim ka lokalet.  Lokale te mbushura plot, qe te mbushin me jete teksa sheh te rinjte, te ardhmen e ketij vendi, por dhe plot pikepyetje per plotesimin e tyre, formimin dhe cfare ne, brezi i baballareve te tyre po bejme per nje jete me te mire per ta.

Teksa mora kthesen ne dalje te “Rruges se Elbasanit”, nga salla “Tonin Harapi” e Liceut Artistik, tinguj muzike live degjoheshin deri jashte. Me erdhen si xhevahire te arta vjeshte ata tinguj, tanime qe muzika live qe prej pandemise me shijon shume ne salla te medha, larg zhurmes se turmave dhe tymit te lokaleve.  Nje grumbull te rinjsh qendronin ne hyrje te salles me partitura ne duar dhe  teksa hyra brenda pa asnje superlative u mahnita teksa degjova nje kor  femijesh ne skene te cilet kendonin nje kenge “ E ardhmja e ketij vendi”. Kjo kenge erdhi tek une si nje jehone, si nje pergjigje epike e mendimeve te mia teksa shetisja ne Tiranen qe te gjithe duam aq shume.

Mbahet për herë të parë në kryeqytet “Tirana

Kjo kenge ishte pershendetese ne kete festival, nje krijim artistik dhe nje pune e palodhshme e nje profesori te ri te talentuar  si Renato Rexha. U mahnita, ka ende njerez te talentuar ky vend qe shkrijne talentin e tyre, pa asnje interes, pune “free of charge” me vlera te larta artistike. Gjithe kjo pune per korin e shkolles 9-vjecare “Sevete Maci”. Cfare energjie pozitive, te shihje sallen “Tonin Harapi” mbushur plot e perplot me njerez dhe plot 320 te rinj te cilet kishin performuar ne kete festival.

Behej fjale per  “Tirana Youth Perform Fest”, nje festival multi disiplinor, ideuar dhe krijuar me shume pasion  nga Znj. Zana Çela, organizuar nga Qëndra e artit "Performancë" me mbeshtetjen e Bashkise Tirane, qe ftoi te rinjte shqiptare kudo qe ndodheshin per te prezantuar performancat e tyre ne zhanre te ndryshme te arteve muzikore, performanca te gjinive te ndryshme te kercimit  dhe krijimtarise koreografike, performanca skenike teatrore dhe gjinise se muzikalit, performanca te arteve pamore dhe krijimeve video-muzikore.

Ky Festival multiart i pari ne llojin e tij, pati si qellim te nxise pjemarrjen e rinise se gjere ne zhvillimin e krijimtarise artistike te Kryeqytetit tone permes mesazheve te forta sociale dhe aspiron qe te jete nje ze i fuqishem sensibilizues artistik,  me nje pjesmarrje te gjere jo  vetem te profesionisteve nga mosha 17-27 vjec por  gjithashtu te te gjithe hobisteve, nga mosha 13-20 vjec.

Qe ne edicionin e pare, “Tirana Youth Peform Fest” mblodhi 320 te rinj shqiptare qe moren pjese me intepretimet dhe krijimet e tyre frymezuar nga tema:

• Protesta kunder dhunes, sidomos bullizmit
• Protesta kunder ndotjes se ambjentit
• Ndergjegjesimit te te rinjve per fuqine qe ata kane dhe kontributin qe mund te japin per vendin e tyre.

Ky festival ishte konceptuar te shtrihej ne 4 dite :

• 2 mbremjet e para iu dedikuan arteve vizuale
• mbremja e trete iu dedikua baletit
• dhe mbremja e katert muzikes, asaj vokale dhe instrumentale.

Ne edicionin e rradhes ky festival do te kthehet ne nderkombetar per te mirepritur te rinjt nga cdo vend i botes per te shprehur zerin e tyre nepermjet artit te formave te ndryshme.

Mbahet për herë të parë në kryeqytet “TiranaMbahet për herë të parë në kryeqytet “TiranaMbahet për herë të parë në kryeqytet “TiranaMbahet për herë të parë në kryeqytet “TiranaMbahet për herë të parë në kryeqytet “TiranaMbahet për herë të parë në kryeqytet “TiranaMbahet për herë të parë në kryeqytet “TiranaMbahet për herë të parë në kryeqytet “TiranaMbahet për herë të parë në kryeqytet “Tirana

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore