
"Mashtrues serial"/ Si arriti 41-vjeçari t'i marrë 9000 euro shqiptarit nga Kosova
Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pas kontrollit që iu bë në kufi.
Personi me inicialet J. S., 41 lindur në Honduras dhe rezident në Gjermani ishte i shpallur në kërkim për veprën penale "Mashtrimi", sepse në Tiranë, i ka marrë një shtetasi kosovar, shumën 9000 euro, duke e mashtruar.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur 150 euro dhe 400 dollarë, të cilat ai nuk e kishte deklaruar në doganë, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Gjithashtu, gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur disa dokumente identifikimi të falsifikuara, të cilat dyshohet se i ka përdorur gjatë qëndrimit në Shqipëri, për të mos u identifikuar nga Policia.
41-vjeçari do të hetohet veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" dhe "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave".
Njoftimi i policisë:
Kakavijë, Gjirokastër/Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Ishte shpallur në kërkim pasi i mori 9000 euro, një shtetasi, me anë të mashtrimit, kapet në tentativë për të kaluardrejt Greqisë, 41-vjeçari (shtetas i huaj). Sekuestrohen 10 150 euro dhe 400 dollarë, të cilat ky shtetas nuk i deklaroi në kufi, sipas përcaktimeve ligjore. Sekuestrohen edhe dokumente identifikimi të falsifikuara, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka përdorur gjatë qëndrimit në Shqipëri, për të mos u identifikuar nga Policia.
Shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, në dalje të RSH-së, kanë ndaluar shtetasin J. S., 41 vjeç, lindur në Honduras dhe rezident në Gjermani. Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi nga verifikimet ka rezultuar i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale "Mashtrimi", sepse në Tiranë, i ka marrë një shtetasi kosovar, shumën 9000 euro, duke e mashtruar.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur shtetasit J. S., 10 150 euro dhe 400 dollarë, të cilat ai nuk e kishte deklaruar në doganë, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Gjithashtu, gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur disa dokumente identifikimi të falsifikuara, të cilat dyshohet se i ka përdorur gjatë qëndrimit në Shqipëri, për të mos u identifikuar nga Policia. Në vijim të veprimeve, strukturat hetimore të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, për shtetasin J. S., për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" dhe "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave". Shtetasi J. S. iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.


Shqiptari në Santorini tenton të vrasë me thikë gruan e tij
Historia e plotë >

Ku të shkoni këtë verë? CNN përfshin në listë edhe Shqipërinë
Historia e plotë >

EMRI/ Lëvizte me pistoletë me vete, kapet 38-vjeçari në Himarë
Historia e plotë >


“Luanët e tastierës”, si shpjegohet agresioni që fshihet pas një ekrani
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Erdogan, njeriu që ka dominuar politikën turke, drejt dekadës së tretë n...
Historia e plotë >
‘Hape telefonin, ta marrë dreqi rracën’/ Mbushën Krujën me drogë, dalin ...
Historia e plotë >
Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq

Këmbimi VALUTOR 28 Maj/ me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja, euro në "tatëpjetë"

KUJDES! Mbahet sot gara 'Tiranathlon', ja akset rrugore që do të bllokohen (Harta)
Aktualitet


Shqiptari në Santorini tenton të vrasë me thikë gruan e tij
Historia e plotë >

Ku të shkoni këtë verë? CNN përfshin në listë edhe Shqipërinë
Historia e plotë >