Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Mashtrimi me kilometrazhin, vjen pajisja që tregon manipulimet me makinat

Mashtrimi me kilometrazhin, vjen pajisja që tregon manipulimet me makinat

Askush nuk do të mund të mashtrojë më në shitjen e makinave duke i ulur kilometrat që ka bërë automjeti.

Një pajisje inteligjente që pritet të mbërrije në drejtorinë e përgjithshme të shërbimeve të transportit rrugor, do të nxjerrë në pah manovrat e ndryshme që janë bërë ndër vite.

Në vitin 2019, një makinë Daimler Crysler ka pasur mbi 640 mijë kilometra, ndërsa në vitin 2022 e ka regjistruar me afro 286 mijë kilometra. Një “Fiat Iveco” në vitin 2016  ka pasur 524 mijë km ndërsa në 22 gusht të këtij viti tregonte 248, ndërkohë që nga kontrolli i bërë ka rezultuar se kilometrat reale ishin mbi 530 mijë.

"Në një javë kemi konstatuar 159 raste të modifikimit”- tha drejtori i përgjithshëm Blendi Gonxhe.

Në këtë sitë do të kalojnë të gjithë automjetet që do mbërrijnë nga jashtë por dhe ato që janë brenda territorit shqiptar. Çdo automjet  do të ketë një historik të regjistruar jo vetëm me numrin e kilometrave por edhe aksidentet apo ndërhyrjet që i janë bërë.

Pa pritur kontrollin teknik të radhës çdo individ mund të aplikojë pranë drejtorisë së përgjithshme të shërbimeve të transportit rrugor për të mësuar mbi historikun e automjetit  me të cilin qarkullon./ Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore