
Masakruan "Flor Qorrin" teksa pinin në lokal/ Prokuroria kërkon nga 20 vite burg për Sokol Sanxhaktarin
Elbasan- Prokuroria e Elbasanit kërkon dënim me 40 vite burg për Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin. Këta dy persona akuzohen nga organi i akuzës së kanë vrarë shokun e tyre Florian Lamçe në një lokal të Elbasanit, me 30 korrik 2020. Tre shokët pinë bashkë dhe më pas për arsye të panjohura vranë Lamçen.
Për këtë ngajrje janë marrë të pandehur 4 persona, Sanxhaktari e Hajdari dhe dy të tjerë për moskallëzim krimi. Ata janë Amadeus Lamçja dhe Mehmet Muça, për të cilët kërkohet nga 6 vite burg për secilin.
Sokol Sanxhaktari, i akuzuar për vrasje me dashje në bashkëpunim u kërkua 20 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuajë dënimin e plotë dhe të mos përfitojë lirim me kusht
Adriano Hajdari, i akuzuar për vrasje me dashje në bashkëpunim u kërkua 20 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuaëj dënimin e plotë dhe të mos përfitojë lirim me kusht
Amadeus Lamçja, i akuzuar për moskallëzim krimi, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, deklarim i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore u kërkua 6 vjet e 6 muaj burgim
Mehmet Muça, i akuzuar për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës u kërkua 6 vjet burgim.
Si ndodhi sherri që i mori jetën “Flor Qorrit”
Sipas dosjes së Prokurorisë, Sanxhaktari dhe viktima nuk flisnin prej kohësh, por ditën e ngjarjes autori i dyshuar e ka thirrur në takim Lamçen me ndihmën e një gruaje, e cila i ka siguruar numrin e viktimës. Ka qenë një nga miqtë e viktimës ai që ka dëshmuar dhe ka thënë që Sanxhaktari e kontaktoi Lamçen dhe i kërkoi të takoheshin te lokali i tij afër Turizmit.
“Unë shkova bashkë me Florin në lokal ku gjetëm Sokolin, Ardiano Hajdarin dhe disa persona të tjerë, të cilët po konsumonin alkool. Arsyen përse Sokoli e thirri Florin, nuk e mësova pasi ata biseduan në një ambjient të vecuar të lokalit, ku konsumuan edhe drogë”, rrëfen dëshmitari.
Lamçe ishte në tavolinën e lokalit “Piaza del Sol” në qendër të Elbasanit së bashku me Adriano Hajdarin dhe Sokol Sanxhaktarin. Ata kanë konsumuar pije alkoolike, dyshohet edhe kokainë, përpara se debati të merrte një kthesë të papritur.
Sanxhaktari, i cili është dhëndëri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini dhe Adriano Hajdari e kanë qëlluar Lamçen me shishe dhe sende të tjera të forta. Më pas ata e çuan vetë në spital 30-vjeçarin e plagosur, ku edhe ndërroi jetë.









A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe perëndimit?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Një tjetër i arrestuar "kërcënon" të kthehet në të penduar: Do rrëfej li...
Historia e plotë >
Enesi dhe Sonjela në gjendje të rëndë/ Top Channel merr përsipër të fina...
Historia e plotë >
Sëmundja që po frikëson Europën/ Lija e majmunit vjen në kufi me Shqipërinë

Ekspertët kundër publikimit të pagave: Është e kundërligjshme dhe do nxisë konflikt social

Tirana në 'shtetrrethim' më 25 maj / Mbyllen edhe shkollat e universitetet, ja vendimi
Aktualitet




