
Masakroi për vdekje me thikë gruan nga xhelozia, jepet VENDIMI për shqiptarin në Greqi
Florand Shehu, shqiptari i cili vrau gruan në banesën e tyre në Greqi është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia greke.
Vendimi për burgim të përjetshëm u dha të mërkurën e kaluar. Vrasja tragjike e Anisa Shehut ndodhi më 21 korrik të vitit të kaluar.
31-vjeçarja nga Elbasani nuk mundi t’i shpëtonte plagëve, pasi autori i preu fytin me thikën e mishit që përdorte në lokal. Anisa dhe Florand Sheu prej kohësh kishin në debate mes tyre, ndërsa shkaku kryesor ishte xhelozia e tij.
I pyetur nga policia, ai deklaroi se e vrau bashkëshorten për shkak të xhelozisë. Viktima u gjet në banesë në një pellg gjaku me shumë shenja thike në trup. Mësohet se çifti i shqiptarëve ka një djalë 10 vjeç, ndërsa autori nga Buzi i Tepelenës ka një lokal në Athinë.
Para një viti lokali ishte mbyllur për 1 muaj mbas një sherri që çifti kishte bërë brenda biznesit.









Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >
Zbulohet EMRI/ Ja TRAFIKANTI I RREZIKSHËM me të cilin Saimir Tahiri ndan...
Historia e plotë >
Euro në rënie të lirë, “rrokulliset” pranë kufirit të minimumit të ri historik (Shifra)

Çmimi i naftës merr "goditjen fatale", ulet sasia e prodhimit

Mot i paqëndrueshëm! Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë, e enjtja dhe e premtja sjellin ‘surpriza’
Aktualitet




