Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Masakroi për vdekje kolegun në vendin e punës në SHBA, arrestohet shqiptari (EMRI)

Masakroi për vdekje kolegun në vendin e punës në SHBA,

Astrit Bushi, një 48-vjeçar shqiptar është vënë në pranga dhe akuzohet për vrasjen e kolegut të tij. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në një fabrikë të General Motors në Oakland të SHBA-së, mbrëmjen e 11 gushtit.

Astrit Gjon Bushi sulmoi dhe vrau kolegun e tij Gregory Robertson i cili punonte si pastrues në fabrikën e GM. Shqiptari u vu në pranga nga policia vetëm metra larg vendngjarjes. Viktima u gjet i mbuluar në gjak, i shtrirë në korridorin e magazinës ku punonte.

Sherifi i Qarkut Oakland Michael Bouchard tha në një njoftim për shtyp se Robertson kishte punuar në fabrikë për rreth shtatë muaj dhe se nuk kanë mundur të zbardhin ende autorët e krimit. Shqiptari nuk ka rrëfyer ende motivet që e kanë shtyrë të bëjë krimin e rëndë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore