Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Martin Shkrelin merr dënimin e rëndë nga SHBA, shqiptari dënohet me 64.3 mln dollarë gjobë dhe…

Martin Shkrelin merr dënimin e rëndë nga SHBA, shqiptari

Martin Shkreli, sipërmarrësi farmaceutik shqiptaro-amerikan është dënuar përjetë nga një gjykatë amerikane.

Bëhet me dije se Shkreli është i akuzuar për rritjen astronomike të çmimit të një ilaçi që shpëton jetën.

Sipas medias prestigjoze Reuters bëhet me dije se shqiptari është përjashtuar përjetë nga industria farmaceutike dhe është gjobitur me 64.6 milionë dollarë nga një gjykatë amerikane.

Vendimi u mor nga Gjykatësja e Qarkut amerikan Denise Cote në Manhatan pas një gjyqi ku Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA dhe shtatë shtete kishin akuzuar Shkrelin, themeluesin e Vyera Pharmaceuticals, për përdorimin e taktikave të paligjshme për të mbajtur rivalët jashtë tregut.

Ajo tha se skema e Daraprim ishte “veçanërisht e pashpirt dhe shtrënguese” dhe duhej një ndalim i përjetshëm për shkak të “rrezikut real” se Shkreli mund të bëhej sërish shkelës i rregullave.

“Sjellja antikonkurruese e Shkrelit në kurriz të shëndetit publik ishte flagrante dhe e pamatur”, shkruan në vendimin e tij gjyqtari. “Ai nuk është penduar. Ndalimi i tij nga mundësia për të përsëritur atë sjellje nuk është asgjë nëse jo në interes të drejtësisë”, thuhet më tutje.

Në një vendim prej 130 faqesh, Cote fajësoi Shkrelin për krijimin e dy kompanive, Vyera dhe Retrophin Inc, të dizajnuara për të monopolizuar barnat, në mënyrë që ai të mund të përfitonte “mbi kurrizin” e pacientëve, mjekëve dhe shpërndarësve.

Bëjmë me dije se Shkreli vuan dënimin me shtatë vjet burg për mashtrim me letrat me vlerë. Ai nuk mori pjesë në gjyq. Vyera u themelua në vitin 2014 si Turing Pharmaceuticals, dhe bleu Daraprim nga Impax Laboratories Inc në vitin 2015. Rregullatorët akuzuan Vyeran për mbrojtjen e dominimit të Daraprimit duke siguruar që prodhuesit e barnave gjenerike nuk mund të merrnin mostra për versione më të lira dhe duke i mbajtur rivalët e mundshëm nga blerja e një përbërësi kryesor. Shtatë shtetet që iu bashkuan çështjes FTC përfshinin Kaliforninë, Illinoisin, Neë Yorkun, Karolinën e Veriut, Ohio, Pensilvani dhe Virxhinia.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore