Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Marrsh nga jetët tona, je i madh”/ Rama batuta me qytetarët në Durrës

“Marrsh nga jetët tona, je i madh”/ Rama batuta me

Kreu i qeverisë ishte i pranishëm sot në Durrës ku pa nga afër punën për meremetimin e pallateve.

“Banorët kanë përfituar drejtpërsëdrejti grantet, qeveria po mundëson rikonstruksionin e ambienteve të përbashkëta të pallateve. Në Durrës, janë 458 pallate me shkallë dëmtimi DS1 – DS3, ku brenda 80 ditësh do të realizohen 7 nga 9 lote të projektit“, sipas njoftimit të qeverisë.

Rama u përshëndet me qytetarë të ndryshëm, duke u kërkuar që të vënë edhe maskën. “Ma keni vënë maskën si shall”- i tha Rama qytetarit.

Një qytetar e ka përshëndetur kreun e qeverisë nga kati i katërt i një pallati.

“I madh je, i madh”- tha qytetari nga ballkoni. Kryeministri ia ka kthyer me batutë qytetarit duke i thënë se “1 metër e 98 centimetër, kaq i madh jom”.

Një qytetar banues në Itali i kërkoi kryeministrit edhe një foto për të hir të djalit të quajtur Mikelanxhelo.

Një grua në moshë tha se lider së kryeministri nuk ka.

“T’u bëftë nëna kurban. Kanë ardhur dhe kanë ikur por si ti nuk ka. Lideri si ty nuk kam parë. Marrsh nga jetët tona”- tha qytetarja në moshë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore