Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Marrëveshja me Greqinë për detin, Kreshnik Spahiu: Rama do të bënte gabimin fatal nëse ...

Marrëveshja me Greqinë për detin, Kreshnik Spahiu: Rama do

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili në Top Channel dha mendimin e tij për takimin e Edi Ramës me kryeministrin grek në Greqi.

Spahiu tha se Rama do bënte gabim të madh nëse do të zgjidhte Italinë si palë të tretë për marrëveshjen për detin.

Kjo sepse sipas Spahiut, Italia më shumë do të mbante anën e Greqisë. Ai tha se palë e tretë në diskutime duhet të jetë SHBA.

“Takimi mes kryeministrave ka një lajm të mirë dhe disa të këqija. Lajm i mirë është që e gjithë furtuna që ishte ngritur në një gotë ujë, nxorri bllof ata që mendonin se ka një marrëveshje mes Tiranës dhe Athinës.

Diplomacia shqiptare lë shumë për të dëshiruar, përfaqësi diplomatike skandaloze.

Gjykata Ndërkombëtare vihet në lëvizje kur janë konsumuar të gjitha hallkat.

Gabimi i Ramës është nëse kërkon Italinë ndërmjetësues, se Italia mund të mbajë krahun jo anti-shqiptar por pro-grek. Ai duhet të përfshijë Shtetet e Bashkuara për palë të tretë, se kanë qenë ata që kanë prishur marrëveshjen e Berishës,” tha Spahiu.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore