Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Marrëveshja e nënshkruar në Tiranë / Xhandarmëria turke do të trajnojë Policinë e Shtetit

Marrëveshja e nënshkruar në Tiranë / Xhandarmëria turke

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është takuar në Tiranë me homologun turk, Süleyman Soylu, i cili ishte në vendin tonë në kuadër të vizitës zyrtare të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an.

Çuçi ka nënshkruar me të edhe një marrëveshje për trajnimin e forcave të Policisë së Shtetit nga xhandarmëria turke. Teksa ndan disa foto nga takimi, Çuçi shkruan se sot u hodh një hap konkret përpara në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për Bashkëpunim në Fushën e Trajnimeve dhe Arsimimit për Zbatimin e Ligjit.

“Takimi në Tiranë me homologun dhe mikun turk Süleyman Soylu, me të cilin hodhëm sot një hap konkret përpara në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për Bashkëpunim në Fushën e Trajnimeve dhe Arsimimit për Zbatimin e Ligjit. Cilësia e arsimit dhe kualifikimi profesional i forcave tona të sigurisë janë shumë të rëndësishme për të përgatitur drejtues të kualifikuar, me njohuri dhe aftësi moderne, që dinë të adresojnë sfidat e kohës. Xhandarmëria turke do të ofrojë në këtë drejtim të gjithë ekspertizën dhe kapacitetet për Policinë e Shtetit dhe jo vetëm”, shkruan ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore