Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

KLSH kritika qeverisë për pandeminë: Menaxhimi i situatës nuk ishte shumë efektiv

KLSH kritika qeverisë për pandeminë: Menaxhimi i situatës

Kontrolli i Lartë i Shtetit kritikon qeverinë për menaxhimin e pandemisë. Departamenti i Auditimit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit, ushtroi një auditim me temë “Efektiviteti i menaxhimit të situatës pandemike Covid-19” në subjektet Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Institutin e Shëndetit Publik.

KLSH thotë se institucionet morën masat, por menaxhimi i COVID-19 në vendin tonë nxori në pah problematikat e shumta të sistemit shëndetësor, si “kapacitete spitalore rajonale të pamjaftueshme për trajtimin e rasteve me COVID-19, funksionimin joeficient të qendrave shëndetësore të njësive të vendore të kujdesit shëndetësor, kapacitete profesionale të specialistëve të sëmundjeve infektive në kujdesin shëndetësor parësor shumë të kufizuar, fonde financiare të pamjaftueshme, mangësi në stokun e materialeve të mbrojtjes personale (MMP-ve), pamjaftueshmëri në  trajnimet e stafit mjekësor, pasiguri në vendin e punës, etj”.

KLSH vijon më tej duke theksuar se “përballë një virusi të panjohur, shoqëruar me humbje jete të njerëzve, menaxhimi i situatës nga sistemi ynë shëndetësor, nuk ishte shumë efektiv. Politikat e ndjekura nga MSHMS dhe institucionet shëndetësore publike dhe jopublike nuk realizuan ofrimin e shërbimit shëndetësor si një e mirë publike, qëllim i ekzistencës dhe politikave të tyre, për të rritur cilësinë e jetës së qytetarëve”.

Në kushtet kur Shqipëria sot, referuar standardeve evropiane, “përballet me sfidën e mbulesës së kujdesit shëndetësor universal në shëndetësi, nevojitet që, politikat shtetërore të realizojnë parimet e një të mire publike në shërbim të rritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve drejt integrimit evropian”.

Për përmirësimin e gjendjes, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar një masë propozime për ndryshime apo përmirësime në legjislacionin në fuqi dhe 16 masa organizative.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore