Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Manastirliu zbulon kategoritë që të marrin vaksinën Pfizer: Pse janë përzgjedhur

Manastirliu zbulon kategoritë që të marrin vaksinën Pfizer:

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zbuluar kategoritë që do të vaksionohen me vaksinën Pfizer në vendin tonë.

Manastirliu është shprehur se në situatë normale, nuk ka përzgjedhje se cila vaksinë do përdoret, pasi qytetarët po vaksionohen me dozat që janë në dispozicion. Gjithsesi, ministrja zbuloi në Opinion se disa kategori në risk do vaksinohen me Pfizer.

“Sipas udhëzimeve të ISHP janë disa kategori, kryesisht ata me leuçemi, dializë, të transpalantuar apo me sëmundje të riaktivizuara si tumoret, të cilëve u është vendosur Pfizer. Jo për faktin se të tjerat nuk janë efektive, por sepse ka më shumë studime për këtë vaksinë”, u shpreh Manastirliu.

E pyetur lidhur me efektet anësore të AstraZeneca në Shqipëri, ajo u shpreh se nuk ka raste fatalitetesh të lidhura me këtë vaksinë.

“Asnjë rast që të ketë lidhje shkak-pasojë me vaksinën AstraZeneca”, deklaroi ministrja.

Lidhur me rastet e infektimeve nga Covid pas vaksinimit, Manastirliu tha e numërohen me gishtat e dorës.

“Nuk kemi patur raste të shumta, mund të ketë me gishtat e dorës, 5 ose më pak raste”, tha Manastirliu.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore