Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Manastirliu: Vaksinimi i mësuesve do kryhet në shkolla

Manastirliu: Vaksinimi i mësuesve do kryhet në shkolla

Kryeministri Edi Rama njoftoi nga qyteti i Durrësit së në mes të këtij muaji do të nisë vaksinimi i mësuesve me dozat e para të AstraZeneca.

Ndërsa, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se procesi i vaksinimit do të kryhet në shkolla.

“Do të vijojmë me vaksinimet në të gjitha qendrat. Po përfundojmë me stafin mjekësor. Durrësi e ka përfunduar. Kanë mbetur edhe disa mjekë dhe infermierë në poliklinika. Vazhdojmë me fashën +80 dhe +90.

Me ardhjen e vaksinave AstraZeneca do të bëhet vaksinimi i mësuesve në shkolla. Jemi duke përzgjedhur infermierët që vazhdojnë trajnimin. Në tërësi janë më shumë se 11 mijë mjekë dhe infermierë që e kanë kryer deri tani vaksinën”, tha ministrja.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore