Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Manastirliu tregon se kur do të kryhet vaksinimi i të gjithë popullatës

Manastirliu tregon se kur do të kryhet vaksinimi i të gjithë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha në Opinion se ekzistojnë tre skenarë për vaksinimin e të gjithë popullatës me vaksinën ndaj COVID- 19.

Sipas ministres në skenarin më ambicioz vaksinimi do të kryhet brenda 14 muajve, ndërkohë që në rastin më të keq vaksinimi do të zgjasë 24 muaj.

"Janë 500 mijë doza vaksine të kontraktuara nëpërmjet kontratës së Pfizer. Kalendari fillon me 10 mijë dozat e para brenda muajit janar, me 30 mijë dozat e dyta brenda muajit shkurt dhe ndërkohë me serinë e dozave sipas kalendarit të vaksinimit.

Ndërkohë janë 1 milionë e 200 mijë doza përmes COVAX, që kanë një kalendar. COVAX pritet të fillojë në shkurt përmes dozave të Pfizer. Ende nuk është përcaktuar shuma sepse instrumenti COVAX është duke ndarë në mënyrë të barabartë mes vendeve që kanë paguar. Fillojnë në muajin shkurt dhe pastaj në mars, prill, maji vazhdojnë dozat e tjera.

Ne, deri më tani kemi siguruar vaksinimin për 800 mijë qytetarë," tha Manastirliu.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore