Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Manastirliu pranon variantin Delta në Shqipëri? Lajmëron qytetarët për disa sinjale të pazakonta

Manastirliu pranon variantin Delta në Shqipëri? Lajmëron

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër proçesin e vaksinimit në Qendrën Shëndetësore Sauk në periferi të Tiranës, duke i bërë apel qytetarëve, që të mos e neglizhojnë vaksinimin anticovid.

“Jam këtu për të nxitur edhe njëherë vaksinimin, në qendrat shëndetësore, në ambulanca, në qendrat e vaksinimit të përqendruar. Tashmë, duke filluar nga fundjava dhe në vijim, edhe me njësitë lëvizëse, të cilat do të jenë në territor dhe do të ndihmojnë për vaksinimin në zonat ku kemi xhepa ende të pavaksinuar”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se situata po monitorohet me shumë kujdes, Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se ka sinjale të pazakonta nga analizat e kryera në ISHP, për prezencën e variantit Delta në Shqipëri.

“Në Institutin e Shëndetit Publik janë duke u bërë analizat dhe është vlerësuar që një seri mostrash, të cilat janë identifikuar si sinjale të pazakonta, të çohen në Laboratorin e Referencës në Gjermani, për të bërë vlerësimet e mëtejshme dhe për t’u bërë sekuencimi genomik, në mënyrë që të shihet nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit Delta në Shqipëri”, bëri me dije Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh nga qendra shëndetësore e Saukut, se vaksinimi do të vijojë me intensitet gjatë verës dhe foli për kalendarin e mbërritjes së vaksinave anticovid në vend.

“Ne duam të vijojmë vaksinimin me ritëm dhe po sigurojmë edhe disponibilitetin e vaksinave për këtë. Brenda korrik-gushtit ne presim edhe 500 mijë doza të tjera vaksinash, për të vijuar këtë proces jetik, që është arma më e mirë për të shmangur pasojat e varianteve të reja të mundshme, siç është varianti Delta”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se grupmosha më mirë e mbuluar sa i takon vaksinimit është ajo 70-79 vjeç, ndërsa bëri apel për qytetarët për ta shfrytëzuar sa më parë mundësinë për t’u vaksinuar. Sipas Ministres së Shëndetësisë, plani kombëtar i vaksinimit parashikon vijimin e vaksinimit të kombinuar por edhe ditët e hapura të vaksinimit +18 vjeç, të cilat do të rikthehen sërish në muajt korrik dhe gusht.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,011,297 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 429,191 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore