Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Manastirliu në pikën e testimit të shpejtë në “Qyteti Studenti”: Vaksina nëpërmjet COVAX, në shkurt

Manastirliu në pikën e testimit të shpejtë në

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishte sot e pranishme në pikën e testimit të shpejtë në qendrën shëndetësore në “Qyteti Studenti”.

Ajo tha se deri më tani janë kryer më shumë se 55,000 teste të shpejta, me rezervimin online pranë mjekut të familjes, ndërsa shtoi se po ashtu vijon edhe testimi klasik me metodën PCR në laboratorët e specializuar.

Sipas Manastirliut, të gjitha strukturat e shëndetësisë janë në vigjilencë të shtuar në këtë moment, duke theksuar se do të vijohet edhe me vaksinimin kundër COVID, për grupet më të rrezikuara.

Megjithatë ajo bëri apel që pavarësisht vaksinimit, vigjilenca nuk duhet ulur.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se do të garantohet furnizimi me vaksinën antiCOVID përmes dy kontratave, drejtpërdrejt me Pfizer si dhe nëpërmjet mekanizmit COVAX dhe se doazat e para prite të vijnë në shkurt.

“Kemi filluar vaksinimin me më shumë se 500 mjekë dhe infermirë të spitaleve COVID dhe vaksinimi do të vijojë, pasi ne kemi garantuar edhe vijimin e furnizimit me dozat e vaksinës nëpërmjet kontratës me Pfizer dhe gjithashtu edhe nëpërmjet COVAX, ku kemi parapaguar 4 milion dollarë dhe që pritet që furnizimet e para të vijnë në Shkurt. Vaksinimi ështe një armë më shumë për mposhtjen e këtij virusi, por ne duhet paralelisht të vijojmë me vigjilencë të shtuar, në mënyrë që të kontrollojmë situatën e epidemisë në vend”, tha ministrja.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore