Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Manastirliu jep lajmin e mirë: Në fundjavë mbërrijnë 40 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Manastirliu jep lajmin e mirë: Në fundjavë mbërrijnë 40

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë ndjekur procesin e vaksinimit në Kamzë.

“Vijojmë me vaksinimin masiv të popullatës +60 vjeç edhe në Kamëz. Kemi filluar me të sëmurët kronikë si prioritet. Sot arrijmë në 300 mijë vaksinime, mbi 200 mijë të moshuar tashmë kanë kryer dozën e parë të vaksinës”, tha Manastirliu.

Ajo bëri me dije se ditën e shtunë vijnë edhe 40 mijë doza të AstraZeneca-s nëpërmjet Covax.

Ministrja e Shëndetësisë ka bërë me dije se këtë fundjavë do të nisë edhe vaksinimi i operatorëve turistikë.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 281,254 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar për personat +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore