Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Manastirliu flet për Covid: Vaksinim falas për të gjithë popullatën, faza e parë përfshin...

Manastirliu flet për Covid: Vaksinim falas për të gjithë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu foli sot për vaksinën anti COVID-19

Ajo tha se vaksina do të merret në momentin që do të jetë e sigurt, efektive dhe se do të mbulohet e gjithë popullata por fillimisht do të jenë 20% e popullsisë që do të vaksinohet.

“Qeveria shqiptare ofron të gjitha garancitë që ta marrim vaksinën njësoj si vendet e tjera. Garanci financiare një shumë financiare që derdhet për të siguruar vaksinën.

Do të mbulojmë gjithë popullatën me vaksinim por faza e parë e përgatitjes për të siguruar që vaksina të jetë efektive dhe të shpërndahet siç janë udhëzimet e OBSH është fiks 20% e popullatës, është 567 mijë qytetarë”, deklaroi Manastirliu.

"Qeveria shqiptare ofron të gjitha garancitë që ta marrim vaksinën njësoj si vendet e tjera. Garanci financiare një shumë financiare që derdhet për të siguruar vaksinën.

Ne kemi një program të imunizimit dhe për të cilin kemi indikatorë shumë pozitivë. Plani i imunizimit kombëtar. Jo vetëm e kemi këtë mbulesë të vaksinimit mbi masën 98% por kemi dhe një përhapje të zinxhirit ftohës. Ka të njëjtat procedura si vaksina e gripit," tregoi ministrja në News24. 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore