Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Makina e përplasi para shtëpisë të hënën/ Ndërron jetë 12-vjeçarja shqiptare, 1 javë më parë i vdiq gjyshi (EMRI)

Makina e përplasi para shtëpisë të hënën/

“Pikërisht një javë më parë na vdiq gjyshi në Shqipëri. Ne as nuk kemi pasur kohë të shërohemi nga pikëllimi që na ka pushtuar kjo dramë e pamasë. Nuk mund ta besojmë. Nëna dhe babai as nuk mund të mendojnë se ajo nuk është më".

Këto janë fjalët e Emanuela Brahjas, shqiptares 12-vjeçare, që ndërroi jetë pas një aksidenti automobilistik para shtëpisë së saj teksa ecte me biçikletë. 

Shtëpinë e tyre në Padova të Italisë e mbuloi zia, shumë miq vendas por dhe familjarë e kushërinj nga Shqipëria u gjendën pranë familjes Brahja në këtë moment të vështirë.

Agron dhe Esmeralda Brahja kanë edhe dy vajza më të rritura, njëra 20 vjeç dhe tjetra 18. Ata jetojnë në Itali prej 25 vjetësh. 

Aksidenti ndodhi ditën e hënë dhe Emanuela ndodhej në njësinë e kujdesit intensiv pediatrik të spitalit Padova.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore