
Makina BMW/ Lleshaj sqaron misterin: Kushton 95 mijë euro, por e bleva si ministër 49 mijë euro! I kanë më të shtrenjta drejtorët
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka treguar se makina e tij tip BMW u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Lleshaj tha se makina e tij është blerë direkt tek prodhuesi në Bavari dhe për këtë arsye ai e ka marr me një çmim më të favorshëm, krahasuar me vlerën që mjeti ka për klientët e zakonshëm.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse është e drejtë që ministri i një vendi si Shqipëria të mbajë një makinë luksoze, Lleshaj tha se makina e tij kushton më pak se makinat e shumë drejtorëve të Policinë e Shtetit.
Lleshaj: Ministri mban një makinë që kushton shumë më pak se sa makinat që mbajnë shumë punonjës të policisë së shtetit.
Pjesë nga biseda
Fevziu: Kushton 100 mijë euro.
Lleshaj: Vëre sa të duash : Kjo makinë u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro.
Fevziu: Aq e marr dhe unë një.
Lleshaj: Duhet të jesh Ministër i Brendshëm.
Fevziu: Ku është marr makina?
Lleshaj: Tek prodhuesi direkt, në Bavari.
Fevziu: Është e blinduar?
Lleshaj: Nuk është e blinduar, është e thjeshtë me konfiguracionin normal.
Fevziu: E di që fillojnë në 95 mijë euro.
Lleshaj: Aq kushton për blerësit e zakonshëm. Prodhuesi favorizon një kategori të caktuar klientësh.

Përdorimi i internetit, Shqipëria e fundit në Europë, Kosova rekord
Historia e plotë >
Vetëvritet me armë gjahu 65-vjeçari
Historia e plotë >

Tragjike në Fier/ Benzi ‘futet nën rrotat’ e kamionit, vdes 30-vjeçari
Historia e plotë >


Ngjarje e rëndë! Vetëvritet me armë një grua, policia jep detaje
Historia e plotë >

Premtimet e “arta” të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kur Ilir Meta dekoroi një nga “mafiozët” e përgjimeve të “Ndraghetës” në...
Historia e plotë >
Fiaskoja e vaksinimit në Europë
Historia e plotë >
Pandemia COVID, barra e dyfishtë e personave me aftësi të kufizuar

A do ta marrin vaksinën kundër COVID-19 gratë shtatzëna, vendimi i Britanisë

"Dy spitalet COVID janë ezauruar", PD reagon, Spahia: Situata alarmante, për të luftuar virusin duhet personel i trajnuar
Biznes


Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >

