Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Ma shitën tokën, por jo me dokumentin original”, Qytetari gjen zgjidhje në “Pyet Kadastrën”

“Ma shitën tokën, por jo me dokumentin original”, Qytetari

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Pyet Kadastrën” ka qenë Rafael Dardha.

Qytetari nga Korça ka treguar ditën e sotme problematikën lidhur me çështjen e pronës që dispononte dhe mungesën e dokumentacionit original të truallit që dispononte.

Qytetari në studio ka treguar se ka blerë një pronë por nuk ka marrë prej shitësit dokumentacionin original dhe të gjitha problematikat  kanë lindur vetëm pasi pronarët kërkojnë të bëjnë ndarjen e pasurisë.

“E kemi blerë tokën dhe jemi pajisur me vërtetetim pronësie. Deri në 2021 kemi proceduar me këtë dokument. Por problemet lindën kur vdiq babai. Për të ndarë tokën aplikuam por doli që origjina e dokumentit të pronësisë nuk është origjinali, e vërteta por fotokopje e noterizuar.”- thotë në studio Dardha.

Ndërkohë që ekspertëtë që ishin në studio i kanë ardhur në ndihmë qytetarit.

“Orgjinaliteti i dokumentit është i rëndësishëm. Por në rastin e të tretëve kjo procedurë nuk pengohet. Rasti juaj është i zgjidhur, pronësia mbi truallin iu takon juve dhe nuk keni nevojë për konfirmimin e titullit. Një aplikim do ishte zgjidhja e rastit tuaj.

Duhet të bëni një aplikim nëpërmjet e-Albania dhe do të pajiseni me dokumentacion e duhur./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore