Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Ma hap mikrofonin!”/ Berisha ‘përplaset’ me Nikollën: Moj zonjë, ti s’ke konceptet më elementare

“Ma hap mikrofonin!”/ Berisha ‘përplaset’ me

Është zhvilluar me debate seanca e sotme në Kuvend , mes kreut të PD Sali Berisha dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

Drejtuar kryetares së Kuvendit, Berisha tha se ka shkelur rregulloren.

I ndalur tek mosmiratimi i rezolutës për gjenocidin serb, kreu i PD theksoi se rezoluta kundër gjenocidit në Kosovë ka 3 javë që pret të shqyrtohet.

Debati:

Berisha: Nuk keni asnjë tagër përvecçmosluajalitetit të plotë ndaj këtij parlamenti të sillet në këtë mënyrë

Nikolla: E sqaruam

Berisha: Ju nuk e keni sqaruar

Nikolla: Nuk ka asnjë shkelje ligji, është konform rregullores. Respekt për vendimmarrjen e Konferencën së Kryetarëve.

Berisha: Ju shkruani rregulloren e parlamenti, ju kryeni krim sepse shkelni ligjin e parlamentit. Ligji e përcakton qartë që rezoluta tre ditë nga data e dorëzimit shqyrtohet….Moj zonjë ti s’ke konceptet më elementare. Ma hap mikrofonin, ju shkruani rregulloren e Parlamentin, shkelni ligjin. Ligji përcakton qartë se çfarë bëhet për rezolutat. Ajo shqyrtohet pas 3 ditësh nga data e dorëzimit në Kryesi. Rezoluta kundër gjenocidit në Kosovë ka 3 javë që pret të shqyrtohet. Parlamenti moj zonjë nuk është dyqani yt. S’ke konceptet më elementare. Në fund thuhet; tha një filan deputet që këtë rezolutë ta çojmë në komisionet e jashtme. Po e trajtoni parlamentin sipas urdhrave që merr nga Edi Rama. Ju vetëm sa rrisni shkallën e konfliktualitetit në parlament, dhe e bëni atë më difunksional. S’ka të drejtë kush që të shkel të drejtat e secilit në Kuvend.”, tha më tej Berisha.

Nikolla: Mos abuzoni zoti Berisha, do e ndërpres këtu fjalën. Dëshira juaj për të bërë një punë të nxituar kërkon mospërgjigje. Konferenca e Kryetarëve e ka marrë në shqyrtim dhe në datë 15 dhe në 20, dhe ka dakordësuar që të kemi një mirëkuptim për rezolutën. Të tjerat janë abuzime.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore