Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Lundroi me skaf pikërisht në perimentrin ku ndodhi tragjedia në Potam, e pëson keq drejtuesi i mjetit

Lundroi me skaf pikërisht në perimentrin ku ndodhi tragjedia në

Tragjedia e Himarës që i mori jetën 7-vjeçares Jonada Avdia nuk i ka ndërgjegjësuar drejtuesit e mjeteve ujore që vijojnë të vënë në rrezik jetën e pushuesve.

Policia bën me dije se një skaf është futur në zonën e ndaluar për mjetet lundruese pikërisht në plazhin e Potamit në Himarë.

Pas kontrolleve nga ana e uniformave blu është bërë i mundur bllokimi i skafit për 5 ditë ndërkohë që është gjobitur me 200.000 lekë të rinj drejtuesi i tij me iniciale P. P.

Njoftimi i policisë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen mjete lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë, ju sqarojmë se:

Menjëherë, nga DVKM Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë verifikimi i rastit dhe identifikimi i mjeteve lundruese.

Pas verifikimit ka rezultuar se njëri prej mjeteve lundruese (skaf) ka lëvizur përtej zonës së kufizuar për mjetet lundruese. Nga shërbimet e Policisë Kufitare të Himarës është bërë shoqërimi i mjetit lundrues, në Portin e Himarës.

Në bazë të ligjit nr. 43 të vitit 2020, pronari i këtij mjeti, shtetasi P. P., 49 vjeç, banues në Himarë, u ndëshkua me masë administrative 200.000 lekë të rinj, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues për 5 ditë, pasi shtetasi P. P. nuk ka respektuar zonën e kufizuar për mjetet lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë.

Theksojmë se në vendin ku janë bërë filmimet është i përcaktuar nga bashkia Himarë, korridori për hyrje-daljet e mjeteve lundruese.

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit, gjatë sezonit turistik, dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore