Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Lulzim Basha është pronar i basteve"/ PD i përgjigjet Berishës: Mashtrues kronik, i braktisur nga...

"Lulzim Basha është pronar i basteve"/ PD i përgjigjet

Tiranë- Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Lezha. PD e cilëson Berishën mashtrues kronik dhe thekson se demokratët dhe Shqiptarët e panë me 8 janar fytyrën e vërtetë të Sali Berishës

"Gënjeshtra" i ka konsideruar Partia Demokratike akuzave Sali Berishës ndaj Lulzim Bashës, i cili tha sot nga Lezha se kryeministri Edi Rama mbylli bastet pasi ia kaloi online ato një kompanie në Qipro, pronare e së cilës është me 80% të aksioneve bashkëshortja e kreut të opozitës, Aurela Basha.

Sipas PD, Berisha e tregoi fytyrën e tij të vërtetë më 8 janar dhe se 'vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke treguar gënjeshtra'.

"I braktisur nga demokratët, me hallin qe sa vjen dhe i rritet, Sali Berisha vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke treguar gënjeshtra. Demokratët dhe Shqiptarët e panë me 8 janar fytyrën e vërtetë të Sali Berishës, urdhëruesit të dhunës mbi PD. Demokratët dhe Shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur me një mashtrues kronik. Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, shqiptarët duan dhe meritojnë një jetë më të mirë", thuhet në reagimin e PD.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore