Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

"Lufta" me fletët e votimit/ Tensionet në Parlament, Rama i dorëzon qesen opozitës, ata e zbrazin sërish (FOTO)

"Lufta" me fletët e votimit/ Tensionet në Parlament, Rama i

Votimi i për kryetaren e Parlamentit të Kuvendit dha shkëndijën e parë se beteja politike nuk do të jetë aq lehtë, pavarësisht se paraditen e së premtes, lufta u foksua mes Berishës dhe Bashës, për shkak të përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së.

Pasditen e sotme, opozita kishte ndërmarrë një akt duke mos votuar për Nikollën dhe grisur fletën e votimit në mënyrë demonstrative dhe i hedhur jashtë kutisë. Një akt që sipas PD-së ishte me qëndrimin e tyre kundër kandidaturës së propozuar nga mazhoranca, duke dhënë sinjalin se ajo nuk ishte konsensuale.

"Në shenjë proteste ndaj kandidaturës së Lindita Nikollës, deputetët e opozitës grisin fletën e votimit", thanë burimet nga PD për Gazeta "Shqip"

Këtij atij iu bashkuan të gjithë deputetë e opozitës, vecc atyre të LSI-së. Ndërsa vetë Basha do të ishte ai që do të griste fletën e votimit. Një akt politik që nuk kishte ndonjëherë dhe që zuri "gafil" opozitën.

Rama nxitoi të zveniste vëmendjen e opozitës me këtë akt, duke iu kundërpërgjigjur me një gjest tjetër.

Pak para se të hidhte në kuti fletën e votimit për kryetarin e ri të Kuvendit, nisi të mbledhë fletët e grisura nga Partia Demokratike, një formë demostrative kjo nga këta të fundit, që u shprehën kundër Nikollës si kryetare e Kuvendit.

Rama i futi letart në një qese, e më pas, u ul në poltronin e tij në sallën e Kuvendit. Por, ky veprim i kryeministrit është kundërshtuar nga deputeti i PD, Belind Këlliçi, i cili deklaroi se ky akt cënonte procesin e votimit.

Rama nuk iu përgjigj por  zgjodhi që të dorëzonte qesen me fletët e grisura në duart e deputetit Këllicci. Më pas deputeti i opozitës zbrasi sërish qesen me letrat përtokë ashtu siç ishin.  Lufta pritet të jetë e zjarrtë në Parlamentin shqiptar mes socialistëve dhe demokratëve e kjo shihet si një sinjal se PD është kundër bashkëpunimit apo ndonjë bashkëqeverisje sicc përfilitej.

"Lufta" me fletët e votimit/ Tensionet në Parlament, Rama i

"Lufta" me fletët e votimit/ Tensionet në Parlament, Rama i

"Lufta" me fletët e votimit/ Tensionet në Parlament, Rama i

"Lufta" me fletët e votimit/ Tensionet në Parlament, Rama i

"Lufta" me fletët e votimit/ Tensionet në Parlament, Rama i

"Lufta" me fletët e votimit/ Tensionet në Parlament, Rama i

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore