Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Lufta kundër pastrimit të parave dhe krimeve financiare, Basha: Qeveria asnjë përparim, shkak...

Lufta kundër pastrimit të parave dhe krimeve financiare, Basha:

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka bërë asnjë përparim në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimeve financiare.

Me një postim në story në Instagram, Basha citon raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, duke numëruar edhe shkaqet se pse, sipas tij, qeveria nuk ka bërë përparim në këtë drejtim.

Shkaqet e evidentuara nga kryedemokrati janë “korrupsioni, institucionet e dobëta, krimi i organizuar dhe paratë e trafikut të drogës që hyjnë në Shqipëri”.

“A ka përparua qeveria shqiptare në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimeve financiare? Përgjigja është jo. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, kjo ndodh për shkak të korrupsionit, institucioneve të dobëta, krimit të organizuar dhe parave të trafikut të drogës që hyjnë në Shqipëri”, shkruan Basha.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore