Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

"LSI-a është rinia"/ Komenti epik: Mandatin nuk ja dha "gjyshes" Kejdi, por "adoleshentit" Vasili

"LSI-a është rinia"/ Komenti epik: Mandatin nuk ja dha

LSI është partia e të rinjve. Kwshtu do tw deklaronte Monika Kryemadhi para zgjedhjeve të 25 prillit  ku u pyet pas afrimit të Nasip Naços dhe Lefter Kokës me PS-në. Ndërkohë ditën e sotme u dha lajmi se Monika Kryemadhi ka pranuar mandatin e Fierit duke djegur kështu Kejdi Mehmetajn e cila ishte e dyta në listën e Fierit, ku LSI mori vetëm një mandat.

Kështu Kryemadhi i ka dhënë mundësinë të futet në Kuvend nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i cili ishte në listën e Tiranës dhe mori vetëm 361 vota gjithsej. Kujtojmë se Kryemadhi kandidoi në tre qarqe, në Elbasan, Tiranë dhe Fier. Nga zgjedhjet e 25 prillit LS mori 4 mandate 2 në Tiranë, 1 në Fier dhe në Shkodër 1 mandat.

"LSI-a është rinia"/ Komenti epik: Mandatin nuk ja dha

Ndërkohë para fushatës Kryemadhi deklaronte se LSI është e vetmja parti politike që ka krijuar hapësira për të rinjtë, e vetmja parti politike që iu ka dhënë shanse të rinjve.

“LSI është e vetmja parti politike që ka krijuar hapësira për të rinjtë, e vetmja parti politike që iu ka dhënë shanse të rinjve, duke filluar me Erisa Xhixhon që ka qenë kryetarja e parë e LRI, Endrit Braimllari, Klajda Gjosha, Floida sot që janë pjesë përbërëse e strukturës dhe vendimmarrjes së LSI por ne nuk duam të ngelemi këtu. Duam të krijojmë hapësira të reja për të rinjtë, hapësira pafund. Ju jeni studente dhe të thashë ca probleme keni, shumë me the.

Dhe si ty janë të gjithë dhe nuk ka rëndësi vetëm diskutimi por dhe ti japim zgjidhje problemeve të të rinjve sepse e vetmja mënyrë që ju të qëndroni në Shqipëri është kjo. Në Cërrik sot mundësitë e punësimit janë zero me ca kam kuptuar. Në fakt kur po vinim po dëgjoja sesi komunikimi që ka qeveria me qytetarët e ka nëpërmjet konferencat nuk e ka bashkëbisedimit. E kanë komunikim virtual jo njerëzor dhe një nga problemet kryesore mungesa e komunikimit të tyre”,- tha kryetarja e LSI.

Por duket se nga LSI është rinia u bë LSI është pleqëria pasi Petri Vasili të cilë Kryemadhi i dha mandatin e deputetit "dhuratë" edhe pse mori 361 vota.

Edhe qytetarët këtë gjë e kanë vënë re pasi një koment "epik" i një qytetari i thotë të gjitha. "LSI eshte parti e te rinjve , ja dhe shembulli konkret mandatin nuk ja dha gjyshes Mehmeti , por adoleshentit Vasili," shkruan qytetari./GazetaShqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore