
LSI dhe PD me dy lista të veçanta, Basha: Dy qëllimet tona...
Kreu i PD-së, Luzlim Basha, pranoi se LSI dhe PD do të dalin me dy lista të veçanta, gjë që e kishte theksuar më parë Monika Kryemadhi.
I ftuar në “Kjo Javë”, Basha tha se kjo skemë është vendosur për të maksimizuar votën.
Ai u shpreh i sigurt për fitoren e opozitës së bashkuar, ndërsa tha se PD i ka pritshmëritë në të gjithë vendin dhe se fitorja do të jetë e thellë
“Opozita ka kalkuluar skemën për të maksimizuar votat. Ne na bashkon të gjithëve domosdoshmëria për të larguar Edi Ramën. Për ne nuk ka asgjë më të rëndësishme. Ne kemi një plan të qartë dhe do ta shpalosim hap pas hapi. Synimi ynë është që çdo votë ët shkojë aty ku duhet. Qëllimi ynë është maksimizimi dhe mbrojtja e zonës. Fitorja e opozitës së bashkuar do të jetë e thellë dhe largimi i Ramës i padiskutueshëm. PD i ka pritshmëritë e tij në të gjitha zonat. Fushata është edhe sot e përbashkët. Ka një lajtmotiv që i bashkon të gjitha partitë, largimin e së keqes”, tha Basha.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Pakti i plotë/ PD ndryshon emrin e koalicionit dhe rikthen atë të 2005-ë...
Historia e plotë >
Mbështetja për Dvoranin/ A është kjo një goditje e SHBA për Ilir Metën?...
Historia e plotë >
COVID/ Ja cili është ndryshimi mes maskave dhe cila ofron mbrojtjen më të mirë

Studimi: Vaksina e AstraZeneca më e fortë, nëse doza e dytë merret 3 muaj pas të parës

COVID/ Si ndikon grupi i gjakut dhe cili rezulton më i ndjeshëm nga virusi në vend
Biznes



Basha kundër rritjes së pagës minimale: Rëndon ndaj biznesit
Historia e plotë >
