Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Lotët e Qazim Rashës filluan sërish

Lotët e Qazim Rashës filluan sërish

Babai i Klodian Rashës, 25-vjeçarit që u vra natën e 8 Dhjetorit, reagoi pas vendimit të Gjykatës, për Nevaldo Hajdarajn, i cili u dënua me 15 vite, burg, por për shkak të vendimit të shkurtuar do kryejë vetëm 10 vite.

Qazim Rasha në një dalje për mediat u shpreh se vrasja e djalit të tij nuk ishte e zakonshme, ne paguajmë taksat shtetit për na mbrojtur, ai na vret.

Ai thotë se viktima mori pozicionin e kriminelit dhe krimineli u vesh me petkun e viktimës, sakaq shton me këtë lloj sistemi nuk do ketë drejtësi.

"Kjo nuk ishte vrasje e zakonshme, ishte makabritet. Ai për të cilin paguajmë taksat për të na garantuar rendin, na vret. Viktima mori pozicionin e kriminelit dhe krimineli u vesh me petkun e viktimës.

 Djali im iku, u varros, por vdekja e djalit tim të shërbejë si simbolikë për ata që jetojnë. Ruani fëmijët tuaj. Shteti të bëjë punën e tij. Me këtë lloj sistemi nuk besoj se do ketë drejtësi", tha Qazim  Rasha.

Nuk e dime nëse trupa gjykuese që ka marrë atë vendim e ka pare videon e vrasjes të trasmetuar nga TopChannel, ku dukej pastër dhe shumë qartë se ishte një vrasje gjakftohtë.

Në sekondat e fundit aty ku gjyqtarët duhet ta shikonin mire shihet Klodiani i gjallë në çastet e fundit të jetës teksa vrapon dhe qëllohet pas shpine për tu rrëzuar në hyrje të banesës , ku dhe shfaqet fillimisht duke vënë dorën në ije dhe pastaj bie në gjunjë i pajetë.

Një vrasje e cila shkaktoi një zemërim shumë të madh aq sa largoi një minister të Brendshëm. Një minister ushtarak i cili u përul para kësaj vrasjeje dhe hoqi dorë nga karrigia e tij.

  Shtëpia e Qazim Rashës u bë më e njohura në Tiranë pasi, krerët e lartë të politikës zbritën nga ” mbretërit” e tyre dhe u futën në shtëpinë e një qytetari të thjeshtë i cili kishte humbur dritën e syve të tij.

Por pas marrjes së këtij vendimi askush nuk foli politika e harroi Klodianin, vetëm babai I tij dhe familja nuk do ta harroj kurrë.

Ku shkuan ato VIP-a të cilët hidhni story për Klodianin pse nuk reagojnë më tashmë kur Klodiani u vra për here të dytë. Klodianin nuk e vrau një njeri i zakonshëm, por një punonjës i shtetit që ka si detyrë të mbronte rendin e sigurinë, por edhe drejtësia, “Vipat”,  edhe ne duke heshtur./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore