
“Loshi i Karbunares ishte djali i tezes time”/ Flet “i tmerrshmi i Beratit”: Nuk kam pasur asnjë lidhje me bandat
Lulzim Caka është një ndër emrat më të njohur të drejtësisë shqiptare, në 30 vite demokraci. Caka njihet si “i forti i Beratit”, “I tmerrshmi i Beratit” dhe akuzohet për shumë ngjarje kriminale mbi supet e tij.
Lulzim Caka është i lirë prej vitit 2019 kur akuzohet se ka arritur të dalë nga burgu me letra të falsifikuara. Ai është në Greqi momentalisht dhe ndodhet nën kërkim ndërkombëtar. Shqipëria e kërkon me interpol, por gjykata greke e ka konsideruar të gabuar kërkesën e Shqipërisë dhe nuk pranon ta ekstradojë.
Lulzim Caka momentalisht ka si oaz vetëm shtetin grek, nëse kalon në çdo shtet tjetër arrestohet. Bëmat e tij janë të shumta. Ditën e sotme ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel”.
Ai ka treguar se nuk ka pasur asnjëherë lidhje me bandat, por është akuzuar për shkak të bindjeve të tij të djathta.
Pjesa e parë e intervistës:
Mbani mend fëmijërinë?
Kam patur fëmijëri të vështirë si çdo shqiptar në atë kohë. Vij nga një familje fisnike. Jam rritur me kuaj.
Emri juaj ka qenë shumë i lakuar, një ndër arsyet nga kushëriri juaj, Loshi i Karbunares
E kam djalë teze, e kisha se tani është i vdekur. Nuk ka qenë kriminel. Djalë i thjeshtë, i shkonte fjala.
Ishte periudhë tranzicioni, ishe pjesë e një bande?
Nuk kam pasur asnjëherë lidhje me banda. Nuk kam pasur asnjë anëtar bande. Kishim bindjet tona të djathta, nuk bëheshim të majtë.
Në ‘95 shkruhej se keni pasur një përplasje me policinë?
E di që ka patur një konflikt në vitin 1995. Unë kam qenë në Itali. Rrjedh nga një familje e persekutuar dhe u përmend emri im. Unë çoja jashtë shtetit njerëzit, jam treguar gjithmonë human.


Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës
Historia e plotë >





Aksident i rëndë në Berat/ Makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin
Historia e plotë >
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës...
Historia e plotë >
Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global

Barometri i Ballkanit, shqiptarët më arsimdashësit në rajon, 50% mendojnë se progresi në jetë vjen nga shkolla

VIDEO/ Policia nxjerr “tmerrin” e shoferëve në rrugë, ata që s’respektojnë këmbësorët në vizat e bardha e pësojnë keq
Aktualitet




