
“Look”-u i Berishës tërheq vëmendjen e Alfred Lelës, e krahason me aktorin e famshëm: Doktori duket si... (FOTO)
Ish-kryeministri Sali Berisha bëri sot daljen e parë publike pas ditës së martë, 6 dhjetor, kur ai u sulmua fizikisht nga Gert Shehu, gjatë protestës së opozitës.
Për të fshehur shenjat e mbetura nga grusht i që mori në fytyrë, edhe pse gjatë ditës së sulmit u shfaq hapur, Berisha mbante veshur ditën e sotme një palë syze të zeza, të cilat nuk i hoqi për asnjë moment.
Ky “llok” i ish-kryeministrit i ka rënë në sy dhe drejtorit të zyrës së shtypit të PD, Alfred Lelës, i cili e ka krahasuar pamjen e liderit demokrat me atë të aktorit të njohur amerikan, Clint Eastwood.
Duke postuar fotot, Lela dënon aktin ndaj Sali Berishës duke thënë se ajo që mbeti pas është mirazhi i aktorit.
“Ata që goditën dje Berishën bënë një krim, duke bërë një krim na dhanë një mirazh, atë të Clint Eastwood. Doktori me këto syze duket si Clint Eastwood”, tha Lela ku dhe vetë Berisha nuk mbajti të qeshurën.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte

Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija
Aktualitet




