Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Lleshaj informon qytetarët: Trillim i turpshëm, do të vazhdoni të votoni në qendrat e mëparshme

Lleshaj informon qytetarët: Trillim i turpshëm, do të vazhdoni

Pas zërave për spostim të qendrave të votimit të votuesve me bindje të djathta, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar sot duke thënë se qytetarët do të vazhdojnë të votojnë në qendrat përkatëse ku kanë votuar herën e fundit.

Ministri i Brendshëm deklaroi se është gënjeshtër e plotë lajmi se janë ndërruar arbitrarisht qendrat e votimit të qytetarëve.

“Qytetarët do të vijojnë të votojnë në qendrat e tyre të mëparshme. Sa i përket lajmeve të rreme, me duhet të them se organet përgjegjëse do të thellohen në verifikimet dhe hetimet përkatëse, me qëllim që të parandalohen apo goditen ligjërisht të gjitha përpjekjet e paligjshme për të krijuar konfuzion, për të intimiduar apo për të ndikuar në procesin e përgatitjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

“Për këtë arsye bëhet logjikisht i pamundur komenti mbi pretendimin se kjo gjë po u ndodh votuesve të djathtë. Nuk ka asnjë lloj ndryshimi të qendrave të votimit për qytetarët. Asnjë!

Dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim arbitrar të qendrave të votimit. Në bazë të detyrimeve të Kodit Zgjedhor, ekstrakti i parë i listës së zgjedhësve do të publikohet pas disa ditësh, saktësisht më datën 5 tetor 2020, dhe të gjithë do kenë mundësinë të verifikojnë këtë të vërtetë të thjeshtë

Kjo është e vetmja e vërtetë për këtë trillim të turpshëm mediatik. Por siç thashë në krye të herës, trilluesit e lajmit e kanë përdorur të gjithë teknologjinë e tyre të mashtrimit duke e paketuar gënjeshtrën me një tjetër të vërtetë. Pak a shumë sipas logjikës, tani nuk ka diell pasi këta e kanë vjedhur atë. Në fakt është e vërtetë se tani nuk duket dielli, por kjo nuk do të thotë se e ka vjedhur kush atë”, tha Lleshaj.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore