Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Ligji që ndëshkon mediat"/ Maxhoranca rrëzon dekretin e Metës, i hapet rrugë gjobave

"Ligji që ndëshkon mediat"/ Maxhoranca rrëzon dekretin

Deputetët e Komisionit të Ligjeve kanë rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta që kërkonte mosvënien e gjobave ndaj mediave për studiot televizive.

Dekreti i presidentit u rrëzua me 16 vota, mes të cilave edhe ajo e opozitarit Adriatik Alimadhi, ndërsa deputeti Korab Lita ishte pro dekretit të presidentit.

Ilir Meta e ktheu për rishqyrtim në Kuvend  ligjin për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19’.

Çfarë parashikon ligji

Në ketë përcaktohet një gjobë e larte prej 1 milion lekësh për mediat që nuk respektojnë detyrimin për të ruajtur një distancë prej 2 metrash mes të ftuarve në studio.

Sipas argumenteve shoqëruese të Dekretit, kufizimi për ruajtjen e një distance prej 2 metrash midis të ftuarve në studiot televizive është një masë e detyrueshme dhe e mirëpritur, por sanksioni ndëshkues administrativ është shproporcional.

Sipas ligjit, ky sanksion që rrezikon të çojë në ndëshkimin me pa të drejtë të mediave, jo më nga një organ i pavarur, por nga Ministria përgjegjëse për shëndetësinë që përfaqëson vullnetin politik, cenon të drejtën për informim dhe lirinë e shprehjes, të parashikuara në nenet 22 dhe 23 të Kushtetuës.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore