Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Ligji 'ledhaton' ligjvënësit, milionat që përfitojnë deputetët shqiptarë pasi u mbaron mandati

Ligji 'ledhaton' ligjvënësit, milionat që

Të jesh deputet në Shqipëri, përveç faktit që konsiderohet si një nga angazhimet më të rëndësishme në politikë, ka edhe përfitime të mëdha financiare.

Paga mujore neto për një të zgjedhur është 116,539 lekë, por përfitimet mujore për një deputet shkojnë deri në 323 mijë lekë ose rreth 2 mijë e 700 euro.

Kjo nëse shtojmë këtu karburantin, dietat dhe qiraja për ata që nuk kanë shtëpi në Tiranë, si dhe shpërblimet nga pjesëmarrja në komisione.

25 milionë lekë edhe pasi u mbaron mandati

Ish-deputeti i opozitës, Erion Piciri njoftoi sot se kishte hequr dorë nga një shpërblim prej 25 milionë lekësh, të cilin ai e përfiton në bazë të ligjit në fuqi. Një veprim që duhet vlerësuar, kujto këtu faktin që  edhe gjatë kohës që ushtroi mandatin, nuk mori asnjë qindarkë, pasi vendosi që t’i mbante shteti dhe t’i përdorte për pandeminë dhe dëmet e tërmetit.

Por vendimi i Picirit nxjerr në pah favorët e mëdha që ka të qenit deputet në Shqipëri.

Sipas ligjit, të gjithë ish-deputetët përfitojnë dy paga shpërblim dhe gjysmë page çdo muaj, deri në një periudhë 3 vjeçare

Një shifër paradoksale, po ta krahasosh me mijëra familje shqiptare që marrin ndihmë ekonomike mesatarisht 8 mijë lekë në muaj.

Trajtimi është i njëjtë për të gjithë deputetët, pavarësisht angazhimit të tyre në parlament apo performancës.

Nga kjo skemë, sigurisht nuk do përjashtohen as ish-deputetët e fundit, të cilët u bënë shpesh “meme” në rrjetet sociale, për shkak të gafave të tmerrshme.

Llogaritja –Sa na kushton një deputet

Paga mujore neto: 116,539.

Karburant: 30 deri 40 mijë lekë.

Telefon: 17 deri 20 mijë lekë.

Dieta: 27 deri 75 mijë lekë.

Pjesëmarrja në komisione: deri në 25 mijë lekë.

Qira: 35 deri në 70 mijë lekë.

Totali i përfitimeve mujore neto: deri në 323 mijë lekë.

Total i përfitimeve të një deputeti në vit: 3 milionë e 876 mijë lekë.

Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore