
“Li lekët te vazo e ngjitu pa para”/ Si doli zbuluar SKEMA e të miturve në Tiranë që zhvatnin të rinjtë që paguanin për seks
Një skemë mashtrimi është zbuluar së fundmi ku në pranga kanë shkuar 3 të mitur. Këta djem kishin krijuar një biznes online, skemë e pastër mashtrimi.
Pasi kishin hapur një adresë false në Instagram me foto dhe emër të një vajze, e cila kryente seks në këmbim të parave, ata i kanë zhvatur paratë shumë të rinjve.
Skema e tyre në fakt u zbulua nga banorët e një pallati ku të miturit kishin krijuar mjedisin e tyre zhvatës.
Për këtë ka folur ekskluzivisht për Shqipëria Live në Top Channel, banorja e pallatit ku ndodhte e gjithë skema.
“3 muaj të terrorizuar, nga 3-4 meshkuj që i binin dyerve me radhë, kërkonin persona që nuk ishin dhe rrinin disa orë në pallat.
13-14 vjec që bënin të njëjtin skemë. Nga detajet që merrnim dilnin që nuk ishin hajdutë, nga kamerat nuk dukej që vidhnin, bënin xheste sikur ishin duke folur me dikë, sikur flisnin në kamera.
I kanë marrë policia disa herë në pyetje personat, hera fundit ishte kur u bë denoncimi, iu paraqit rasti policisë nga vetë ne banorët.
Rasti i fundit kur hodhi lekët te vazo e pallatit, dhe erdhi për t’i marrë. Kemi 3 muaj që njoftojmë policinë, po në fillim nuk e morën shumë seriozisht se ne thjeshtë i thamë që janë ca cuna që rrinë, po nuk kishim prova.
Vetëm kur filluan të hipnin shkallët nga 3-4 veta dhe filluam të nxjerrim nga një detaj në një tjetër. Këta kishin gjetur një kat lart, 5 çuna të ndryshëm që vinin çdo ditë, çdo dy orë. I kapëm vetëm se bashkëpunuam ne banorët e pallatit me njëri-tjetrin.
Në filluam të dyshonim kur i pyesnim këta se çfarë bëjnë dhe ata rrinin si të hutuar. I vendosnin lekët poshtë një vazoje tek hyrja e pallatit. I thoshin do lësh lekët poshtë, dhe do ngjitesh lart pa lekë. Në momentin që tjetri ngjitej, ata shkonin merrnin lekët tek vazo,” tha banorja.





E RËNDË/ Ishte duke punuar, bie nga lartësia e pallatit 60-vjeçari në Tiranë
Historia e plotë >



As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Pagesat në offshore të Kryemadhit/ Nuk i deklaroi asnjëherë tek ILDKP, m...
Historia e plotë >
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit/ Dosja që tregon pagesat nga kompanitë...
Historia e plotë >
KUJDES! Fundjava ka surpriza nëse keni plane/ Publikohet TABELA

Shembet muri mbrojtës tek ‘Uji i Ftohtë’, rruga bllokohet nga gurët, kalohet vetëm me një korsi

Ligji i ri për punësimin në Gjermani, eksperti tregon kriteret që duhet të plotësoni dhe...
Aktualitet




