Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Lëvizte me kallashnikov dhe tmerronte banorët, arrestohet i mituri në Kukës

Lëvizte me kallashnikov dhe tmerronte banorët, arrestohet i mituri

Policia e Kukësit ka arrestuar ditën e sotme një 17-vjeçar.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë bëhet me dije se i mituri pasi lëvizte me kallashnikov me vete.

Ndërkohë që për veprime të mëtejshme policia ka sekuestruar armën e zjrrit kallashnikov dhe fishekë luftarak.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë.


Lëvizte në drejtim të Shishtavecit, me kallashnikov me vete, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe fishekë luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, si rezultat i kontrolleve blic për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje,   bazuar dhe në informacionet e siguruara nga qytetarët, se një adoleshent qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në drejtim të fshatit Shishtavec, shërbimet e Policisë kanë konstatuar duke ecur shtetasin e mitur B. P. Pas ndërhyrjes profesionale për të mos krijuar reagime apo dëmtime të palëve, është bërë kapja dhe arrestimi i 17-vjeçarit, i cili mbante me vete një armë zjarri kallashnikov me karikator me fishekë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbatja pa leje”.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore