Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Del letra e Blinken për kongresmenin/ Zbardhen provat e DASH për shpalljen “non grata” të Sali Berishës

Del letra e Blinken për kongresmenin/ Zbardhen provat e DASH për

SHBA - Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i ka kthyer përgjigje kongresmenit, Lee Zeldin lidhur me shpalljen "non grata" në SHBA të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Kongresmeni kërkoi prova për shpalljen “Non grata” të liderit historik të PD, ndërsa në përgjigje, Blinken ka dhënë detaje mbi arsyet e vendimit.

Sipas Blinken, disa nga aktivitetet specifike të korrupsionit të z.Berisha janë publikuar gjerësisht në mediat vendase shqiptare si edhe ato ndërkombëtare, si edhe në burimet mediatike investigative të besueshme.

Në reagim thuhet se presidenti Biden dhe sekretari Blinken e kanë bërë prioritet luftimin e korrupsionit në nivel global duke përdorur të gjitha autoritetet ligjore në dispozicion të tyre.

DASH thotë se informacioni për "aktet korruptive të Berishës është i besueshëm" dhe mund të përfshijë të gjitha informacionet burimore të klasifikuara ose të paklasifikuara, duke përfshirë raportimin e besueshëm të medias, raportimin e shoqërisë civile, raportimin e Departamentit, informacionin e qeverisë së huaj dhe çdo burim tjetër informacioni që konsiderohet i besueshëm nga Departamenti.

Në letër theksohet se janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore për shpalljen e një personi ‘Non Grata’ e që për Sali Berishën, është faktuar se ai ka qenë i përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm në kohën kur ai ishte zyrtar publik.

"Për sa i përket emërtimit publik të z.Berisha, Departamenti mund të konfirmojë që ka ndjekur procedurat e duhura për të vendosur se ai ka qenë i përfshirë në korrupsion domethënës në kohën që ishte zyrtar publik. Kjo përfshin një rishikim të detajuar nga të gjitha palët e interesuara të politikave të Departamentit duke përfshirë edhe zyrën rajonale, si edhe rishikimin nga Zyra e Këshilltarit Ligjor të Departamentit. thuhet në përgjigjen e Blinken.

Për sa i përket arsyes për emërtimin, përfshirja e z. Berisha në vepra korrupsioni domethënës gjatë kohës që ai ka qenë në postin e Kryeministrit të Shqipërisë, duke përfshirë keqpërdorimin e fondeve publike dhe përfshirjen në procesin publik, përdorimin e pushtetit për përfitimet personale dhe për të fuqizuar ekonomikisht bashkëpunëtorët e tij politikë si edhe anëtarët e familjes së tij, në kurriz të mbështetjes së popullit shqiptar në institucionet qeveritare dhe zyrtarët përkatës.

Për më tepër, Sekretari theksoi, deklaratat retorike të z.Berisha tregojnë që ai është i gatshëm të mbrojë veten e tij, familjen e tij dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve private, përpjekjeve për anti-korrupsion dhe masat llogaridhënëse.

Siç mund ta dini dhe ju, disa nga aktivitetet specifike të korrupsionit të z.Berisha janë publikuar gjerësisht në mediat vendase shqiptare si edhe ato ndërkombëtare, si edhe në burimet mediatike investigative të besueshme.", thuhet në letrën që mban datën 22 qershor, ndërsa kujtojmë se Sali Berisha është shpallur "non grata" më 19 maj 2021.

Berisha drejtoi gishtin tek Soros, hodhi në gjyq Blinken

Pas shpalljes "non grata", ish-kryeministri hodhi në gjyq sekretarin amerikan të shtetit, Blinken. Padi u bë në Paris, ndërsa një akt i tillë është i paprecedentë. Vetë ish-kryeministri, i shpallur "non grata" edhe nga PD, ka akuzuar treshen Rama-Soros-Basha si njerëzit të cilët fshihen pas këtij vendimi. 

Në "Foltoret" e tij nga veriu në jug, Berisha ka dhënë alarmin se George Soros dhe mafia e tij, janë një rrezik madhor për demokracinë shqiptare.

Edhe pse vetë ka foto me George Soros, ish-kryeministri ka deklaruar se do ta shpallë "non grata" miliarderin, nëse shqiptarët e rizgjedhin kryeministër.

"Të gjithë kanë pasur një ekzekutor që është Edi Rama. Por kanë pasur një padrino dhe ky është Xhorxh Sorros, i cili përdori çdo lloj fuqie që Edi Rama të ndërtonte Narko Shtetin.

Për të denatyruar një shtet nga interesi i tij kombëtar. Ne mblidhemi sot krenarë, shpëtimtarë, ne e shpëtuam opozitën dhe duhet të ndiheni krenare secila prej jush.

Unë kam kërkuar publikisht shpalljen e tij non-grata. Në emrin tuaj do t’i them atij se kjo forcë konservatore në pushtet, një nga aktet e para është shpallja e tij non grata përgjithmonë”,  tha Berisha pak ditë më parë në një takim me gratë demokrate në Tiranë.

Më poshtë edhe letra e bërë publike./Gazeta SHQIP

Del letra e Blinken për kongresmenin/ Zbardhen provat e DASH për

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore