Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Landfilli i paligjshëm në Kavajë/ Bashkia e mohon, bregdeti i rrezikuar

Landfilli i paligjshëm në Kavajë/ Bashkia e mohon, bregdeti i

Pavarësisht se Top News siguroi pamje filmike të cilat dëshmojnë ekzistencën e një landfilli artificial, të paligjshëm pasi vendos në rrezik jo vetëm natyrën, një prej zonave bregdetare më të frekuentuara në Kavajë por edhe jetën e qytetarëve, zëvendëskryetari i Bashkisë, Guxim Kola e mohon kategorikisht ekzistencën e tij.

"Ne nuk kemi vend depozitimi të mbetjeve urbane në zonën e Kavajës. Në dijeninë time nuk kemi, jemi gjithmonë në monitorim të zonave që të mos kemi depozitime jo vetëm nga bashkia por as nga persona privat. Nuk kemi si të jemi në dijeni kur për ne nuk ekziston dhe ska si të ekzistojë një landfill i tillë," u shpreh ai.




Ekipi i xhirimit të TOP NEWS udhëtoi drejt vendit për të cilin qytetarët denoncuan se mbetjet digjen nga Bashkia e Kavajës, duke mos shkuar në destinacion e duhur por duke u djegur në fshatin Bago, mes Spilles dhe Plazhit të Gjeneralit.

Nga larg duket tymi i djegies së mbetjeve urbane, por edhe era e fortë është shumë shqetësuese.

Duke qenë se nënkryetari i bashkisë, Guxim Kola u shpreh se nuk ishte në dijeni për ekzistencën e këtij landfilli, Top News e ftoi për të udhëtuar drejt tij, por Kola e refuzoi.

"Do mbledh ekipin dhe do ju ftoj," tha ai.

Ligji parashikon se të gjitha mbetjet urbane duhet të trajtohen në vendde të posaçme, në mënyrë që ato të mos shkaktojnë probleme për qytetarët apo natyrën, duke dëmtuar qoftë bimësinë apo kafshët, megjithatë, Bashkia e Kavajës duket se nuk është interesuar për të respektuar ligjet e Republikës së Shqipërisë.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore