Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Lami: Berisha tranzitor në PD! Bylykbashi: Kryetar? Kurrë mos thuaj kurrë

Lami: Berisha tranzitor në PD! Bylykbashi: Kryetar? Kurrë mos thuaj

Analisti Roland Lami beson se Sali Berisha nuk e sheh veten si udhëheqës afatgjatë në Partinë Demokratike nëse arrin që të largojë prej saj Lulzim Bashën.

Në një deklaratë të dhënë në Politiko në Top News, ai tha se më shumë se sa për ta mbajtur e drejtuar partinë, Sali Berishën e sheh si një figurë tranzicioni për kryetarin e ri.

“Sali Berisha ka treguar në të shkuarën që di të tejkalojë vetveten. Ai e di se nuk mund të vijë në pushtet nëse ndjek modelin e Ramës. Megjithatë, unë e mendoj Sali Berishën si figurë tranzicioni në PD”, tha Lami në Politiko.

Por, a ka ambicie Oerd Bylykbashi për të zënë karrigen e Lulzim Bashës?

“Të thuash kurrë në politikë është gabim, por unë s’e kam objektiv. Objektiv kam tani që duhet që të shpërthejmë bunkerin që ka krijuar Basha në Partinë Demokratike”, tha ai.

Gazetari dhe analisti, Denis Dyrnjaja tha se ka vetëm një rrugë për demokratizimin e Partisë Demokratike.

“Duhet të hiqet dorë nga pinjolli i radhës i caktuar nga Berisha”, tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore