Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Sot numri më i lartë i infeksioneve të reja me COVID që nga fillimi i epidemisë, 8 persona humbin jetën

Sot numri më i lartë i infeksioneve të reja me COVID që nga

Vendi ka regjistruar sot 602 raste të reja me koronavrius, shifra më e lartë e regjistruar në 24 orë, që nga fillimi  i epidemisë. Fatkeqësisht, tetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se kanë humbur betejën me koronavriusin: një 48 vjeçare, një 71 vjeçar, 74 vjeçar, një 85 vjeçar nga Tirana, një 60 vjeçar nga Mirdita, një 60 vjeçar nga Kurbini, një 63 vjeçar nga Gramshi, një 71 vjeçar nga Durrësi.

I lartë ka qenë edhe numri i personave të shëruar në 24 orët e fundit, ku 564 persona fituan betejën me virusin.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 406 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të respektojnë në çdo moment rregullat për parandalimin e SARS COV2, të mbajnë maskën në çdo ambient jashtë shtëpisë, të respektojnë distancimin fizik duke shmangur grumbullimet dhe të kudjesen për higjenën vetjake.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2241 testime, prej të cilave 155 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 602 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 

249 raste në Tiranë, 47 raste në Gjirokastër, 38 raste në Lushnje,

30 raste në Fier, Korçë, Kavajë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Berat,

20 raste në Elbasan dhe Librazhd, 18 raste në Kukës, 16 raste në Përmet,

12 raste në Lezhë, 7 raste në Pukë dhe Kuçovë, 6 raste në Devoll, Mat, Dibër,

3 raste në Sarandë, 2 raste në Pogradec, 1 rast në Krujë, Tropojë, Bulqizë, Kolonjë.

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 564 qytetarë të cilët kanë plotësuar karantinimin 14 ditor, sipas të dhënave të Operatorit Qendror të Kujdesit Shëndetësor.  13.453 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 406 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 48 vjeçare, një 71 vjeçar, 74 vjeçar, një 85 vjeçar nga Tirana, një 60 vjeçar nga Mirdita, një 60 vjeçar nga Kurbini, një 63 vjeçar nga Gramshi, një 71 vjeçar nga Durrësi.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

 

COVID-19 – Statistika (16 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                              602

Të shëruar ne 24 orë                            564

Të shtruar në spitale                              406

Humbje jete në 24 orë                           8

Testime ditore                                      2,241

 

 

Testime totale            157,891

Raste pozitive            28,432

Raste të shëruara      13,453

Raste Aktive              14,348

Humbje jete              631

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           6890

Durrës          1164

Fier              1122

Korçë            846

Shkodër        836

Elbasan         785

Vlorë            650

Lezhë            633

Berat             454

Gjirokastër    467

Kukës            358

Dibër             143

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore