Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Fluturimet për sot janë anuluar”/ Punonjësit në Rinas: Aeroporti i mbyllur!

“Fluturimet për sot janë anuluar”/ Punonjësit

Edhe pse që prej mëngjesit të së mërkurës nga pista e aeroportit të Rinasit nuk është ngritur apo ulur asnjë avion, mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, ishte parashikuar të kishte një fluturim drejt Bergamos, por u anulua.

Më pas, punonjësit e aeroportit “Nënë Tereza” njoftuan se deri në orën 17:00 nuk do të kishte asnjë fluturim.

Me qindra pasagjerë qëndruan në ambientet e aeroportit në pritje të fluturimeve, ndërsa më pas erdhi edhe një njoftim nga ana e kompanisë Albawings, e cila do të fluturonte drejt Bergamos, por ka bërë të ditur se edhe pas orës 17:00 nuk do të ketë fluturime.

Aktualisht në ambientet e aeroportit ka një numër të madh udhëtarësh që presin të fluturojnë në destinacione të ndryshme./a2cnn

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore