Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

LAJMI I FUNDIT / Gjykata Kushtetuese i drejtohet Venecias për zgjedhjet e 2019-s

LAJMI I FUNDIT / Gjykata Kushtetuese i drejtohet Venecias për zgjedhjet e

Gjykata Kushtetuese vendosi që të pezullojë gjykimin për çështjen e kushtetueshmërisë së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019 dhe të kërkojë një mendim më të specializuar nga Komisioni i Venecias.

Vendimi është marrë gjatë seancës maratonë të ditës së sotme, ku për më shumë se 9 orë palët kanë parashtruar argumentat pro dhe kundër.

Qeveria kërkoi mosmarrjen në shqyrtim të kësaj kërkese dhe atë të pezullimit të gjykimit deri në momentin që të sqarohej nga Gjykata Administrative e Tiranës se kush janë drejtuesit e rinj të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, e cila ka dorëzuar padinë në këtë gjykatë.

Qeveria e bazoi kërkesën për pezullim të çështjes me pretendimin se nuk ka akte për legjitimim palësh, pasi s'ka kopje të statutit të Shoqatës së Bashkisë në emër të të cilës Voltana Ademi ka bërë kërkesë, dhe që tashmë nuk është më kryetare.

Kërkesa tjetër e Qeverisë ishte që të pushohet çështja, pasi sipas tyre Gjykata Kushtetuese nuk është kompetente në këtë çështje. Nga ana e tij përfaqësuesi ligjor i Voltana Ademit, Jordan Daci u shpreh se janë dorëzuar në Gjykatë edhe statuti, edhe akti i themelit e gjithçka nga Gjykata e Tiranës.

Po në këtë seancë kërkoi që të bëhej palë edhe Shoqata e Autonomisë Vendore, një tjetër shoqatë e bashkive të vendit që drejtohet nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kërkesa e kësaj shoqate u refuzua nga Kushtetuesja.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore