Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

LAJMI I FUNDIT/ Bilanci i koronavirusit, sa viktima dhe të infektuar u regjistruan sot në Shqipëri

LAJMI I FUNDIT/ Bilanci i koronavirusit, sa viktima dhe të infektuar u

TIRANË - 5 persona të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Viktimat janë të moshës 48 vjeç deri në 79 vjeç. Krahasuar me dje, ku u raportuan 10 të vdekur, kemi një përgjysmim të numrit të fataliteteve.

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 48 vjeç nga Lushnja, një qytetare nga Vlora 58 vjeç, një qytetar nga Fieri 64 vjeç, një qytetar nga Tirana 78 vjeç dhe një qytetare nga Durrësi 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve"

Numri i infeksioneve ditore vijon të mbetet i lartë. Nga 2,761 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 516 qytetarë. Një ditë më parë u raportua për 609 të infektuar.

"Rastet janë regjistruar në këto bashki: 198 në Tiranë, 27 në Fier, 25 në Elbasan, 23 në Shkodër, 21 në Durrës, 16 në Lushnje, 15 në Vlorë, Sarandë, 13 në Kamëz, 12 në Mallakastër, 10 në Patos, Berat, 9 në Tepelenë, Korçë, Skrapar, 8 në Mat, Gjirokastër, 7 në Kavajë, Përmet, 5 në Mirditë, Vorë, 4 në Shijak, Divjakë, Himarë, Delvinë, Dimal, Kuçovë, 3 në Tropojë, Kurbin, Selenicë, Dropull, Maliq, Pogradec, 2 në Vau i Dejës, Pukë, Kukës, Lezhë, Libohovë, Këlcyrë, Peqin, 1 në Fushë Arrëz, Rrogozhinë, Dibër, Klos, Konispol, Devoll, Poliçan, Gramsh"

Situata në spitale

Janë 7,718 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.

Të shëruar

Janë shëruar 597 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 187,506 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 516
Të shëruar në 24 orë 597
Të shtruar në spitale 157
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2,761

Testime totale 1,382,679
Raste pozitive 198,292
Raste të shëruara 187,506
Raste Aktive 7,718
Humbje jete 3,068

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4046
Fier 699
Gjirokastër 577
Shkodër 487
Berat 437
Durrës 384
Elbasan 351
Vlorë 263
Korçë 201
Lezhë 159
Dibër 65
Kukës 49

Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore