Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Asnjë i vdekur nga covid në Shqipëri, sa raste të reja u regjistruan 24 orët e fundit

Asnjë i vdekur nga covid në Shqipëri, sa raste të reja u

Situata e COVID19 në Shqipëri vijon të jetë pozitive dhe nën kontroll. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Numri i të infektuarve vijon të mbetet i ulët. Autoritetet shëndetësore raportojnë se janë kryer 2,648 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë.

"Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 raste në Elbasan, 1 rast në Malësi e Madhe, Bulqizë dhe Kolonjë."

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore