Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vrau ish-kunatën në Bathore, arrestohet 31-vjeçari

Vrau ish-kunatën në Bathore, arrestohet 31-vjeçari

Policia ka vënë në pranga 31-vjeçarin Agron Tanushin, i dyshuar autorë i vrasjes së Jetmira Hasanit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, në Bathore, ku Tanushi qëlloi për vdekje ish-kunatën, pas një konflikti të çastit.

Tanushi u kap nga Policia sot në qytetin e Lushnjes, ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit me të cilën dyshohet se qëlloi për vdekje ish-kunatën. 

Jetmira Hasani u qëllua për vdekje me dy plumba pushke nga kunati i saj Agron Tanushi, në sy të fëmijës së saj 7-vjeç.

Ajo ishte divorcuar nga bashkëshorti i saj para 4 vitesh, (vëllai i Agron Tanushit), por pavarësisht kësaj vijonte të jetonte te shtëpia e tyre, në katin e dytë.

Ky fakt, pra prona, ku Hasani pretendonte se i përkiste asaj, është bërë shkak për konfliktet e vazhdueshme dhe më pas vrasjen.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore